Sport

Votoi Messin, trajneri portugez sqaron: Ja pse nuk zgjodha Ronaldon

01/10/2017 16:28
nga:L H

Trajneri Iranit, Carlos Queiroz është në qendër të vëmendjes për shkak se ka votuar Lionel Messin me pikë maksimale para Cristiano Ronaldos në garë për çmimin e futbollistit më të mirë të vitit 2016 nga FIFA.

Trajneri portugez nuk votoi bashkëkombësin e tij por zgjodhi Lionel Messin por për të sqaruar keqkuptimet ai ka thënë se ky vendim nuk ishte vetëm i tij por i 16 trajnerëve të Ligës së Iranit.

“Për t’i evituar keqkuptimet dua t’i kujtoj njerëzve se trajneri i Iranit voton pas konsultimeve me 16 trajnerët e Ligës së Iranit”, theksoi ai duke hequr përgjegjësinë që kishte mbi supe.

02/27/2017 21:23

Messi – Suarez, shikoni çfarë ndodhi menjëherë pas ndeshjes me Atleticon (VIDEO)

Me 34.54 % të votave Cristiano Ronaldo ditën e djeshme u shpall nga FIFA lojtari më i mirë për vitin 2016