Ramush Haradinaj zgjidhet Kryeministër
Lajme

Ramush Haradinaj zgjidhet Kryeministër i Kosovës!

09/09/2017 19:57
nga:Gazeta Blic

Parlamenti i Kosovës ka votuar në orët e mbrëmjes së sotme qeverinë e re të koalicionit PDK-AAK-NISMA-AKR dhe Lista Serbe.

Më 61 vota pro është zgjedhur kryeministër i nominuari për këtë post nga koalicionit PANA Ramush Haradinaj. Një deputet ka abstenuar.

Ndërsa kundër kësaj qeverie në krye me Haradinajn nuk pati asnjë votë, kjo pasi që deputetë nga radhët e VV-së, LDK-së dhe Alternativës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Kosovës në shenjë proteste, pas refuzimit të kërkesës për debat rreth përbërjes së qeverisë së re, raporton GazetaBlic.com

Këta janë emrat e kabinetit qeveritar të Qeverisë Haradinaj:

-Kryeministër Ramush Haradinaj

-Zëvendëskryeministra:

  1. Enver Hoxhaj
  2. Fatmir Limaj
  3. Behgjet Pacolli
  4. Dalibor Jevtiq
  5. Dardan Berisha

-Ministrat:

Ministria e Financave: Bedri Hamza
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministria e Drejtësisë : Abelard Tahiri
Ministria e Drejtësisë: Uran Ismajli
Ministria e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministria e Kulturës: Kujtim Gashi
Ministria e Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministra e FSK-së Rrustem Berisha
Ministra e Arsimit: Shyqeri Bytyqi
Ministria e Tregtisë: Bajram Hasani
Ministër i Punës Skender Recica
Ministria e Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli
Ministria e Mjedisit Albena Reshitaj
Ministria e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj
Ministria e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka
Ministria e Diasporës Dardan Gashi
Ministria e Pushtetit Lokal Ivan Todosijeviq
Ministria për Kthim: Dalibor Jevtiq
Ministria e Bujqësisë Nenad Rikalo
Ministria e Administratës Publike Mahir Jagcilar
Ministria e Zhvillimit Rural Rasim Demiri

11/20/2017 00:00

Ramush Haradinaj: AAK-ja është fituese e 8 komunave