Astrit Gashi _ Gazeta Blic
Opinion

Voto Pastër dhe Drejt. Por së pari informohu si!

10/03/2017 16:14
nga:Astrit Gashi

Nga Astrit Gashi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe partitë politike në një vend normal do të duhej të shqetësoheshin për numrin në rritje të votueseve, e rrjedhimisht votave pavlefshme, numri i të cilave jo që nuk është në rënie, por ka shënuar rritje të vazhdueshme. Por çuditërisht as KQZ ’së dhe as partive politike kjo anomali zgjedhore aspak nuk ju intereson. Ata vazhdojnë me procesin zgjedhorë, tentojnë të joshin votuesit, dhe numërojnë votat, pa ju penguar fare se diku rreth 5 për qind e votave përfundojnë në shportën e mbeturinave si të pavlefshme.

Fajtori më i madh këtu është KQZ, që herë pas herë organizon fushata të shkurta informuese, të ndërtuara keq, me akuza për favorizim kontraktorësh që shpallën fitues ndonëse të vetmen përvojë në komunikim e kanë të folurën ditore sikur secili nga ne.

Fushatat edhe ashtu të dobëta, kanë rezultuar të padobishme, për shkak të numrit në ngritjeje të votave të pavlefshëm, duke e bërë edhe vetë KQZ ‘në të paaftë për të këshilluar qytetaret se si duhet të votojnë.

Jo profesionalizimi i institucionit që udhëheqë procesin zgjedhor dhe heshtja e partive politikë që dëmtohen nga votat e pavlefshme, detyron shoqërinë civile dhe mediat, që të bëjnë të kundërtën. Të mos heshtin, të tentojnë të edukojnë qytetarët dhe të bëjnë presion te KQZ dhe partitë politike që të marrin masa për zvogëlimin dhe eliminimin e këtij problemi.

Kosova nuk ka luksin që të lejon 40 mijë qytetarë të mos votojnë, duke plotësuar gabimisht fletëvotimet.

Kur në zgjedhjet e kaluara pata ftuar qytetarët që të mos votojnë kandidatët e korruptuar, ata që janë dëshmuar të padenjë për të qenë përfaqësues të tyre, edhe personalisht nuk kam qenë i informuar saktësisht sa është i madh numri i fletëvotimeve të pavlefshme. Kjo gjë nuk tregon vetëm mungesën e interesimit personalisht nga unë, por më shumë se kaq dëshmon se këto fletëvotime janë fshehur bashkë me pluhurin pas tepihëve. Janë fshehur për të zhdukur mos efikasitetin dhe mungesën e përgjegjshmërisë nga ata që udhëheqin procesin si dhe ata që garojnë në të.

Prandaj, sot angazhimi qytetarë është i dyfishtë: Voto Pastër dhe Voto Drejt.

Pastër sepse qytetarët e Kosovës nuk do të duhej të udhëhiqeshin në Komuna dhe në Asamble nga ata kandidatët që i njohin për shembull të keq në komunitet, nga ata që nuk kanë një përgatitje shkollë dhe edukatë qytetarë për t’i përfaqësuar. Pastër edhe për të mos shkruar e vizatuar në fletëvotime, sepse kështu vota bëhet e pavlefshme.

Të votojnë drejt, duke shikuar me kujdes udhëzimet se si duhet votuar dhe të plotësojnë formularin e votimit ashtu si është parashikuar me ligj. Dhe po nëse askush nuk është aty nga zyrtarët për t’i informuar, të mos plotësojnë formularin me dyshime, por të kërkojnë ndihmë nga ndonjë qytetarë që e kanë afër.

Procesi zgjedhor, nuk do të jetë asnjëherë i drejtë dhe i suksesshëm derisa të kemi numër kaq të madh votash që na humbin. Prandaj zvogëlimi deri në eliminim i kësaj dukuri është qenësor për të legjitimim të procesit zgjedhor.

 

12/02/2017 22:29

Hapet fushata elektorale për zgjedhjet lokale në Preshevë