Geek

Volvo nuk do të prodhojë vetura me dizel në të ardhmen

05/18/2017 13:34
nga:D.I

Volvo ka vendosur të heqë dorë nga gjenerata e ardhshme e motorëve dizel, pasi në këtë kompani konsiderojnë se shpenzimet e zhvillimit dhe prodhimit të motorëve dizelë do të ishin tepër të larta, për të përmbushur standardet rigoroze evropiane.

“Nga perspektiva e sotme është e qartë se nuk do të zhvillojmë gjeneratën e re të agregateve me dizel”, tha për Frankfurter alemajne zeitung shefi i Volvo, Hokan Samuelson, transmeton KosovaPress.

Ai këtë vendim e ka arsyetuar me faktin se kompanisë do t’i kushtonte shtrenjtë prodhimi në harmoni me normat e reja rigoroze që kanë të bëjnë me uljen e emetimit të oksidit të azotit. Megjithatë, siç thotë Samuelson, Volvo do të vazhdojë me prodhimin e motorëve dizel nga gjenerata e tanishme, të cilët kanë hyr në prodhim në vitin 2013, me synim që të ulin emetimin e gazrave të dëmshme, por vetëm deri në vitin 2023.

Ai dizelin alternativ e sheh në modelet elektrike dhe plug-in hibrid.

Njeriu i parë i Volvo konsideron se standardet rigoroze për emetimin e gazrave do të ndikojë që automobilat me dizel në të ardhmen do të shtrenjtohen, ndërsa modelet plug-in hibrid do të shndërrohen në alternativë për blerësit kur bëhet fjalë për çmimin, por edhe për shkak të shpenzimit më të ulët të karburanteve.

Automobilat me motor dizel përbëjnë madje mbi 50% të automjeteve të sapo regjistruara në Evropë dhe madje 90% e Volvo XC90 të shitur janë dizel.

07/10/2017 23:35

Volvo ka blerë një kompani që krijon vetura fluturuese (Foto)