Lajme

Vjosa Osmani tregon se a flet me Isa Mustafën

07/06/2017 22:14
nga:D.I

Mandati e kaluar, kur Lidhja Demokratike ishte pjesë e Qeverisë dhe kishte pozitën e të parit të ekzekutivit, solli përçarje brenda kësaj partie.

Ishte Vjosa Osmani, gruaja më e votuar, e cila, së bashku me disa deputetë të tjerë të kësaj partie, refuzuan të votojnë pro qeverisë së krijuar nga LDK e PDK, me Isa Mustafën kryeministër.

Gjatë gjithë qeverisjes së tij, Mustafa përveç me opozitën e zëshme, u përballë edhe me një opozitë tjetër të krijuar nga disa deputetë të LDK-së, e e cila vazhdoi deri në rënien e Qeverisë. Vetëm atëherë, Vjosa Osmani u deklaruar se konfliktet në LDK u krijuan e u shuan me Partinë Demokratike, rrjedhimisht koalicionin me të.

Tani, pas zgjedhjeve Osmani tregon se LDK është e bashkuar dhe qëndrimi unanim kundër PDK-së ka qetësuar ujerat në këtë parti.

Ajo madje thotë se komunikimi tashmë është krejt normal dhe po zhvillohen takimet mes grupit parlamentar dhe kryesisë së LDK-së; mes saj dhe Mustafës, edhe pse para zgjedhjeve pritej se ajo mund të mos ishte pjesë e listës zgjedhore, e në fund u bë pjesë e saj, duke u renditur e 81-ta.

07/27/2017 20:23

Osmani: Bisedimet e LDK-së me VV-në të intensifikohen