Lajme

Vjosa fillon reformimin e LDK-së, i pari Shpëjtim Bulliqi? (FOTO)

06/17/2017 11:15
nga:D.I

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, po del të jetë anëtarja më e votuar e partisë së saj, menjëherë pas kandidatit për kryeministër – Avdullah Hotit.

Mijëra vota të tubuara kanë bërë që Osmanit t’i rritet fuqia në LDK.

Indeksonline mëson se deputetja është duke tentuar t’i rikthejë në parti “kryengritësit” e LDK-së të cilët Isa Mustafa i injoroi në listat për zgjedhjet parlamentare.

Ndërkaq, gjatë këtyre ditëve, Osmani është parë duke biseduar me njërin prej tyre.

Bëhet fjalë për Shpëjtim Bullqin, njërin prej personave që kundërshtoi fuqishëm çështjen e demarkacionit.

 

 

11/21/2017 00:23

Azem Vllasi: Këto dy parti janë fituese, ja pse dështoi PDK!