Geek

Vjen telefoni i ri Xiaomi Mi 6 (Foto)

04/19/2017 23:10
nga:Gazeta Blic

Xiaomi në ngjarjen në Pekin prezantoi telefonin e tij më të ri premium – Xiaomi Mi 6. Telefoni vjen me procesorin më të ri të Qualcomm, Snapdragon 835 dhe takt të punës 2.45GHz dhe Adreno 540 GPU. Telefoni ka ekran 5.15 inç Full-HD 1080 x 1920p, 6GB RAM dhe bateri prej 3350mAh.

Xiaomi në telefon ka implementuar edhe dy kamera të pasme prej 12MP (njëra me objektiv me kënd të gjerë dhe tjetra me telephoto me zoom 2x lossless). Kamera e parme e telefonit ka 8MP me opsion 1080p të video xhirimit, transmeton KosovaPress.

Kur është në pyetje dizajni, Xiaomi Mi 6 ka kornizë të metaltë, ndërsa pjesa e pasme është nga xhami. Telefoni vjen pa hyrje për dëgjuese. Për opsione të lidhjes janë të pranishme 2X2 MIMO Wi-Fi, 4G+, ndërsa aty janë edhe Bluetooth 5.0, mbështetja dual-SIM, si dhe mbështetja Mi Pay për pagesa për mobil.

Aktualisht, nuk dihet se kur Xiaomi Mi 6 do të gjendet në shitje jashtë Kinës, ku çmimi fillestar i shitjes është rreth 360 dollarë për modelin me 64GB memorie të brendshme dhe 420 dollarë për modelin prej 128GB.

Varianti Mi 6 me pjesën e pasme prej qeramikës dhe 128GB hapësirë të memories kushton rreth 435 dollarë.

04/30/2017 20:23

Nga Rio de Janiero në Majami – Udhëtimet luksoze të djalit të Presidentit Thaçi (FOTO)