Lajme

Vjen reagimi i Shpejtim Bulliqit, ja si ia kthen ai tash Lutfi Hazirit!

09/12/2017 21:40
nga:D.I

Ish-Deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi përmes një postimi në Facebook ka reaguar ndaj deklaratës së Lutfi Hazirit i cili tha se Bulliqi më nuk është pjesë e LDK-së, pasi ka marrë detyrën e dhënë nga kryeministri për çështjen e demarkacionit, raporton Gazeta Blic.

Bulliqi ka bërë me dijë se ai është ka qenë dhe do të jetë pjesë e LDK-së, dhe që askush nuk mund ta largojë për shkak të qëndrimeve të tij.

Ja postimi i plotë i Shpejtim Bulliqit:

Sa po lexova nje prononcim te nenkryetarit te LDK-së Lutfi Haziri i cili paska deklaruar se une nuk jam në LDK.
Njoftoj të gjithe miqet dhe anetarsin e partis sone se une, kam qene, jam dhe do të jem në LDK. Në kete parti jam nga fillimi dhe askushe nuk mund të me largoj prej saj per shkak te qendrimeve te mija profesionale e kombëtare.
Nuk i inponojn disa “figura partiake” bindjet e individeve por i respektojm ato pa marr parasysh cfare jane.
SH. B.

09/24/2017 11:28

Abrashi: Sporti në komunën e Prishtinës ka degraduar