Sporti

Vjen reagimi i parë nga tabori i Realit, pasi e kuptuan rivalin në Champions League

04/21/2017 13:46
nga:Y.K

Përfaqësuesi i Real Madridit në shortin e Ligës së Kampionëve, Emilio Butragueno, ka thënë se përballja me Atletico Madridin do të jetë e vështirë, por sipas tij, “Mbretërit” synojnë finalen.

“Kjo është hera e katërt me radhë që përballemi me ta. Në ndeshjen e parë duhet të luajmë mirë sepse e dimë se Atletico Madridi është shumë e papërshtatshme si vendas. Kanë mbrojtje të fortë, do të jetë e vështirë për dy ekipet”, ka thënë Butragueno pas shortit.

“Ne do të luajmë për finale. Le të themi që është gara jonë e pëlqyer dhe do të tentojmë të luajmë në nivelin më të lartë për t’i bërë të lumtur fansat. Do të luajmë kundër një ekipi të mirë. Ky është futbolli, çdo gjë është e paparashikueshme”.

10/18/2017 15:52

Çfarë po ndodh me Real Madridin, kjo nuk i kishte ndodhur që 19 vite (Foto)