Uncategorized

Vjen favori i parë për Arbana Xharrën pas kalimit në PDK

06/17/2017 12:56
nga:D.I

Komentatori i njohur i sportit, Andin Lokaj, edhe zyrtarisht ka nisur punën ne RadioTelevizionin e Kosovës.

Kohë më parë u raportua se Lokaj, bashkëshorti i anëtares më të re të Partisë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharrës, ka nisur punën në RTK, por kjo nuk u konfirmua.

Ndërsa, burime të Periskopit brenda RTK’së bëjnë të ditur se që nga e hëna, Andin Lokaj ka nisur zyrtarisht punën në Televizionin Publik.

Më parë, ai ka qenë i njohur si komentator sporti në televizione tjera, si KTV, Klan Kosova dhe Super Sport, transmeton Periskopi.

Një kohë të gjatë para se të hyjë në RTK, Lokaj kishte qenë i papunë.

Punësimi i Lokajt në televizionin publik vie vetëm pak kohë pasi bashkëshortja e tij, Arbana Xharra, u anëtarësua në PDK, si parti që shpeshherë u akuzua për ndikimin në politikat redaktoriale të RTK’së.

Po ashtu, televizioni publik shpeshherë ka qenë cak i akuzave për punësime të familjarëve të anëtarëve e zyrtarëve të PDK’së.

08/21/2017 11:44

Hoxhaj: Bajram Rexhepi vështirë të zëvendësohet në PDK