Geek

‘Vidhet dhe publikohet nga hakerët’ skenari i “Game of Thrones”

07/31/2017 21:43
nga:F.B

Një grup hakerësh kanë pohuar se kanë vjedhur skenarin për një episode të ardhshëm të serisë “Game of Thrones” si dhe të dhëna të tjera për shkelje në kompaninë filmike HBO, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.

Grupi thotë se ka 1.5 terabajt të të dhënave të kompanisë dhe ka postuar episodet e “Ballers” dhe “Room 104” në internet.

Ata kanë shtuar se më shumë materiale do të publikohen “së shpejti”.

HBO e ka konfirmuar se kanë përjetuar një “incident kibernetik”, në një deklaratë.

Në një E-Mail, të botuar nga Entertainment Weekly, hakerët duket se ofrojnë më shumë detaje në këmbim të mbulimi të përshtatshëm, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.

Përshëndeteni të gjithë njerëzimin,” kanë shkruar ata.

Rrjedhja më e madhe e epokës së hapësirës kibernetike, po ndodh”.

Ata i nxitën marrësit që e shkarkuan materialin duke shtuar  se “Kushdo që e shpërndanë mirë, ne do të kemi një intervistë me të.

Raportet kanë thënë se skenari i vjedhur i serisë “Game of Thrones” duket të jetë i episodit të katërt , sezonit të shtatë, i cili aktualisht është duke u transmetuar, shkruan BBC, transmeton Gazeta Blic.

BBC nuk ka qenë në gjendje që ta verifikoj në mënyrë të pavarur se hakerët posedojnë materialin që pretendojnë se e kanë vjedhur. / © BBCGazetaBlic.com /

10/11/2017 22:05

6 shenjat e qarta që tregojnë se telefoni juaj është hakuar