Showtime

Video më e re e Kim Kardashian, po ‘çmend’ botën!

05/16/2017 07:11
nga:A.H

Prej pak kohësh Kim Kardashian i është rikthyer Instagramit pas një periudhe pause që bëri pas ndodhivenë Paris.

Mbrëmë Kim Kardashian ka bërë një video live në Instagram, për herë të parë duke çmendur rrjetin.

Në një lidhje disa minuteshe Kim Kardashian sëbashku me motren e saj Khloe në makinë bënë videon live, ku lexuan dhe komentet, ndërkohë numri i ndjekësve arriti deri në 175 mijë.

Por si u bë vërtet e famshme ajo? Dashuritë, dhe jeta sociale e yllit amerikan Kimberly Kardashian është një personalitet shoqëror në Los Angeles, pronare e një butiku të famshëm dhe ylli televizioni. Ajo ka lindur në 21 tetor në Los Angeles, Kaliforni. Ajo ka prezantuar për disa kohë emisionin e njohur amerikan “Keeping Up With the Kardashians”. Kim për herë të parë erdhi në vëmendjen mediatike nga shoqëria e saj e njohur me Paris Hilton.

Kim është gjithashtu vajza e avokatit të njohur Robert Kardashiani i cili tashmë nuk jeton më. Kim Kardashian u bë një nga miket më të ngushta të Paris Hilton në një nga festat e saj gjigante që organizonte prej kohësh. Por si u bë e njohur Kim në mbarë botën e sidomos në Amerikë. Ajo tërhoqi vëmendjen mashkullore duke publikur një video seksi me të dashurin e saj Ray J. Edhe pse Kim u përpoq ta ndalonte atë video ajo u përhap duke e bërë atë protagonisten e videove seksi më të klikuara.

Por edhe pse fama e saj nuk lindi në mënyrën më të mirë që ajo e kish ëndërruar, Kim arriti që me lookune saj tejet të kuruar dhe personalitetin feminil të ngjisë shkallët e fames shumë shpejt. Martohej shpesh nëpër emisione, u bë një nga modelet më të kërkuara, si dhe shumë kërkesa për të luajtur edhe në filma. Me vonë në vitin 2008 ajo ftohet në spektaklin e “Dancing With the Stars” ku interpreton në zhanre të ndryshme kërcimi dhe vlerësohet me pikët maksimale.

05/22/2017 20:26

Abdixhiku: Programi i ri ekonomik i LDK-së, fuqizon ligjin antimafi! (video)