Lajme

Vetëm sot raportohen gjashtë raste të “Balena Blu”

06/16/2017 16:05
nga:M H

Pas sensibilizimit të opinionit të realizuar dje nga Policia e Kosovë, lidhur me lojën “Balena Blu” vetëm gjatë ditës së sotme janë lajmëruar gjashtë raste në kuadër të stacioneve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prishtinë, ku mund të ketë edhe raste te tjera të pa raportuara.

Sipas informacioneve dhe verifikimeve të para njëri nga rastet ka të bëjë edhe me gërvishtje të dorës, ku viktima e këtij rasti ka deklaruar se njeh edhe fëmijë tjerë që kanë njohuri për këtë lojë, apo edhe të jenë duke luajtur këtë lojë.

Me qëllim të trajtimit dhe parandalimit të rasteve të tilla apo të ndonjë fatkeqësie, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë prindërit dhe personat përgjegjës që të kenë një kujdes dhe kontroll më të shtuar ndaj fëmijëve gjatë përdorimit të internetit apo rrjeteve sociale.

Policia e Kosovës në kuadër të saj ka angazhuar me kohë njësitet e saja relevante duke përfshirë edhe njësitin e krimeve kibernetike për trajtim dhe hetim të rasteve të kësaj natyre.

06/22/2017 23:52

Anëtarësimi në Interpol: Profesionalisht Kosova i plotëson kushtet, duhet punë në aspektin politik