Lajme

Veseli: PDK me platformën më të mirë për Komunat

09/13/2017 10:08
nga:M H

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar disa nga kandidatët për kryetarë komunash dhe ata për Kuvendet Komunale, me të cilët ka diskutuar lidhur me vizionin për zgjedhjet lokale të 22 tetorit.

Për këtë, në një postim në profilin e tij në Facebook, ai ka njoftuar se ka qëndruar në Gjilan, Viti e Ferizaj.

Veseli ka thënë se me partinë e tij, e cila në këto zgjedhje garon me numrin 94, qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për një zhvillim të ri.

“Me kandidatët për kryetarë dhe ata për Kuvendet Komunale, në Gjilan, Viti e Ferizaj, për vizionin e zgjedhjeve lokale të 22 tetorit. Partia Demokratike e Kosovës ka platformën më të mirë qeverisëse dhe ka kandidatët më kredibilë për Komunat e Kosovës. Me PDK-në, pa asnjë dilemë, qytetarët kanë mundësinë e jashtëzakonshme që të vendosin për një zhvillim të ri”, ka shkruar Veseli.

11/23/2017 20:17

Veseli: 105 vjetori i pavarësisë i gjen shqiptarët si komb më të fortë se kurrë