Lajme

Veseli i quan simpatik Kurtin e Ymerin për vendosje të kravatave!

06/14/2017 22:55
nga:Gazeta Blic

Bashkimi i titistëve dhe enveristëve, sipas kryeparlamentari në largim Kadri Veseli i cili njëherit është edhe kryetar i PDK-së ka ndikuar në rritjen e Vetëvendosjes për nga numri i votave në zgjedhjet e 11 qershorit.

Veseli, thotë se VV-ja tashmë ka arritur që ta sigurojë një stabilitet bernda vetës përmes asaj siç tha ai të “barazisë dhe revulucionit që do t’i tërheq zvarrë njerëzit.”

Me ironi duke aluduar  tek i nominuarin për kryeministër nga VV-ja Albin Kurtin dhe të parin e kësaj partie Visar Ymerin për vendosje të kravatës për gjatë fushatës elektorale, Veseli tha se janë dukur simpatik.

“Pas shumë peripecive Vetëvendosje ka arritur një qëndrueshmëri. VV është mirë se më duket se i kanë vënë kravatat, po shihet se kanë pasur efekt. Ata janë revolucionarë simpatik, e kanë marrë vetveten. Është mirë që kanë deklaruar se do të jenë të qetë. ”, ka thënë ai.

Bazuar në të dhënat preliminare të KQZ-së, VV-ja ka arritur t’i marrë 27,16 për qind të votave kështu duke u radhitur e dyta pas koalicionit PDK-AAK-NISMA i cili ka marrë 33,92 për qind të votave. /Gazeta Blic/

09/20/2017 12:14

Veton Surroi ironizon me të madhe me PDK!