Lajme

“Versioni i Demarkacionit i rrëzuar”

01/11/2017 16:02
nga:G Th

Sekretari i NISMA për Kosovë, Bilall Sherifi ka thënë se versioni i Demarkacionit është i rrëzuar dhe si i tillë nuk do të kalonte në Kuvend, përcjell GazetaBlic.

“Ky version i Demarkacionit është i rrezuar, nuk kalon në Kuvend” tha Sherifi.

Ndër të tjera Sherifi tha se hapi i ardhshëm është rrëzimi në aspektin formal, transmeton GazetaBlic.

“Ajo që duhet bërë tani Qeveria është rrëzimi edhe në aspektin formal në mënyrë që të hapet rruga për të filluar një proces të ri për demarkim të kufirit me Malin e Zi” përfundoi Sherifi.

Koalicioni qeverisës e kishte proceduar në shtator të vitit të kaluar për ratifikim në Kuvend këtë marrëveshje, mirëpo e kishte tërhequr për faktin se nuk i kishte votat e mjaftueshme. Megjithatë, i pari i Qeverisë, Isa Mustafa ka theksuar se shumë shpjet do të procedohet sërish kjo marrëveshje, ndonëse nuk ka dhënë afate./ GazetaBlic

06/29/2017 08:34

Kuvendi dhe Qeveria e re, prioritet Demarkacionin