Sporti

Verratti dridh PSG-në: Po transferohem te kjo skuadër

06/18/2017 15:28
nga:L H

Verratti ka vendosur për të ardhmen e tij.

Mesfushori italian, Marco Verratti u ka thënë drejtuesve të Paris Saint-Germain se ai nuk do më të jetë pjesë e këtij klubi dhe se dëshiron të nënshkruaj me Barcelonën, njofton La Gazzetta dello Sport.

Gazeta italiane sqaron se ai u ka thënë drejtuesve të Paris Saint-Germain: “Dua të shkoj të luaj në Barcelonë, nuk dua të kthehem në PSG”.

Sheikët e klubit francez e kanë çmimin për Verrattin hiç më pak se 100 milionë euro dhe njoftohet se s’e kanë ndërmend ta ulin këtë shifër për yllin që tashmë po u largohet.

07/20/2017 15:37

Messi dhe Suarez kërkojnë shitjen e Neymarit