Lajme

Vendet që do të mbesin pa rrymë këto ditë

04/20/2017 16:49
nga:M H

KEDS nëpërmjet një komunikate për media ka njoftuar për vendet që do të kenë ndërprerje të energjisë elektrike gjatë ditëve në vijim.

Komunikata nga KE

Pejë

1.

Më 24.04.2017 në NS 35/10 kV Gurrakoci do të shkyçet:

Dalja 10 kV Dobrusha (Kodi:50052001) prej orës 10:00 deri në orën 14:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Prekallë, Dobrushë, Kashicë, Dobrusha e Epërme, Staradran, Elshan, Berisha Mavraj, Llugat e Poshtme dhe të Epërme dhe Ruhoti.

Arsyeja e ndërprerjes: ndërrimi i shtyllave të dëmtuara.

Prishtinë

Mirëmbajte të planifikuar

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të KOSTT-it

-Nuk ka

Ndërprerje me kërkesë të palëve të treta

-Nuk ka

Ndërprerje e domosdoshme për punimet për sigurinë e sistemit

1.

Më 22.04.2017 në NS 35/10 kV Fushe Kosova do të shkyçet:

Dalja 10 kV Albanat (Kodi: 15018008) prej orës 11:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Mesbardhi I, Mesbardhi II, Bardh i Vogël, Albana e Vogël, Sllatina e Vogël II, Albana e Madhe te Shaljanët dhe FSK-ja.

Arsyeja e ndërprerjes: montim-demontim i shtyllave të tensionit të ulët.

2.

Më 22.04.2017 në NS 110/35/10 kV Palaj do të shkyçet:

Dalja 10 kV Kastrioti (Kodi: 18024002) prej orës 11:00 deri në orën 15:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin:qyteti i Obiliqit (një pjesë), Mazgiti i Epërm, Mazgit i Ulët, rr. Magjistrale Prishtinë- Mitrovicë, Subotiq dhe Kijac.

Arsyeja e ndërprerjes: montim-demontim i shtyllave të tensionit të ulët.

04/25/2017 12:14

Nishani, vizitë tre ditore në Kosovë