Vdiq Mensur Raifi, shkrimtar dhe kritik i shquar nga Kosova

11 January 2017, 18:59

Vdiq Mensur Raifi, shkrimtar dhe kritik i shquar nga Kosova

Mensur Raifi, shkrimtar, kritik letrar, profesor universitar dhe përkthyes i shquar kosovar, ka ndërruar jetë sot në moshën 79-vjeçare në Kanada, ku jetonte që nga lufta e Kosovës.

Mensur Raifi ka lindur në Vushtrri në vitin 1938. Shkollimin fillor dhe të mesëm i kreu në Mitrovicë. U diplomua në degën e gjuhës dhe letërsisë frënge në Universitetin e Beogradit, shkruan Express.

Në Universitetin e Zagrebit në vitin 1973 kreu studimet pasuniveristare, ndërsa në vitin 1977 mbrojti tezën e doktoraturës “Rembo në Jugosllavi”. Fillimisht ishte profesor i frëngjishtes në shkollat e mesme në Vushtri, në Mitrovicë, pastaj punoi në rubrikën e kulturës te të përditshmes “Rilindja”. Ligjeroi letërsinë frënge në Degën e Gjuhës dhe Letërsisë frënge të Universitetit të Prishtinës, në të cilin në vitin 1988 mori titullin profesor ordinar. Krijimtarinë letrare e nisi me poezi, ndërsa më vonë u mor kryesisht me kritikë letrare. Ka botuar disa libra me kritikë letrare dhe studime për letërsinë. Është marrë dhe me përkthime: ka përkthyer në shqip Bodlerin, Rembonë, Verlenin, Edgar Morenin etj. Është themelues i Shoqatës së përkthyesve letrarë të Kosovës. Ka botuar këto libra: Mbi poezinë bashkëkohore shqiptare (1977), Mbi prozën bashkëkohore shqiptare (1978), Fan Noli dhe Migjeni (1979, Polemika letrare (1981), Lasgushi, Noli, Migjeni (1986),Tri albanska pesnika (1987), Fan Noli dhe çështja e Kosovës (1995), Mozaik letrar (1998).

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika