Lajme

Vdesin pesë zyrtarë të Emirateve të Bashkuara Arabe në Afghanistan

01/11/2017 09:23
nga:Gazeta Blic

Pesë zyrtarë nga Emiratet e Bashkuara Arabe (UAE) kanë mbetur të vdekur si pasojë e sulmit me bombë në Kandahar në Afghanistan, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Këta kanë vdekur pas shpërthimit në shtëpinë e guvernatorit të Kandaharit, ditën e martë, me ç’rast kanë humbur jetën edhe disa persona të tjera.

Guvernatori i Kandahar dhe ambasadori i Emirateve të Bashkuara Arabe, ishin në mesin e qindra personave të lënduar.

Nga UAE është thënë që zyrtarët e saj ishin duke implementuar disa projekte humanitare për zhvillim dhe edukim.

Sipas disa raportimeve është bërë e ditur që bomba ishte e fshehur nën një shtrat në shtëpinë e lartpërmendur, ndërsa UAE ka shpallur tre ditë zie.

07/23/2017 18:55

Vdes punëtori në krye të detyrës, arrestohet përgjegjësi teknik