Cult

Vdes legjenda e rock and roll’it Chuck Berry

03/18/2017 23:53
nga:Gazeta Blic

Ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së sotme (e shtunë) në modhën 90 vjeçare legjenda e muzikës rock and roll, Chuck Berry.

Policia ka konfirmuar se iu përgjigj një “emergjence mjekësore” në shtëpinë e tij në Missouri.

Por raportohet se pasi emergjenca mjekësore ka mbërritur në shtëpinë e tij, aty kanë parë vetëm një njeri i cili nuk jepte shenja jete, dhe ai ishte Chuck Berry.

Chuck u lind më 18 tetor të vitit 1926 dhe ishte këngëtarë, kitarist dhe kompozitor i famshëm i muzikës rock and roll.