Cult

Vdes bashkëthemeluesi i Fox News, Roger Ailes

05/19/2017 07:06
nga:Gazeta Blic

Ish drejtori ekzekutiv dhe bashkë-themeluesi i rrjetit Fox News, Roger Ailes, vdiq të enjten në moshën 77 vjeçare.

Organizata e lajmeve e bëri njoftimin pasi u informua për vdekjen nga bashkëshortja e tij Elizabeth. Drejtuesit e lajmeve u përpoqën të kontrollonin emocionet, ndërsa lexuan një deklaratë të lëshuar nga bashkëshortja e zotit Ailes.

“Jam thellësisht e trishtuar dhe e pikëlluar të njoftoj se bashkëshorti im, Roger Ailes, vdiq sot në mëngjes,” – thuhet në deklaratë.

“Gjatë një karriere që zgjati për mbi pesë dekada, puna e tij në industrinë e argëtimit, politikë dhe lajme, ndikoi në jetën e miliona njerëzve. Ndërsa jemi të pikëlluar për vdekjen, në këto momente kujtojmë jetën e tij”, thuhet më tej në deklaratë.

Ailes ishte për 20 vjet drejtues i kanalit Fox News, por u shkarkua vitin e kaluar mes akuzave për sulme seksuale.

12/10/2017 19:23

Gazetarja e njohur akuzon Trump për ngacmim seksual