Cool

Vaksina kundër HPV ulë rrezikun e kancerit oral

05/19/2017 14:13
nga:Gazeta Blic

Një studim i ri ka gjetur se HPV vaksina, e cila ndihmon në parandalimin e kancerit të qafës së mitrës te gratë, gjithashtu mund të ulë rrezikun e infeksioneve të gojës, tek të rinjtë, të cilat mund të shkaktojnë kancerin e gojës dhe fytit.

Këto lloje të kancerit po rriten me të shpejtë, sidomos tek burrat dhe hulumtimet tregojnë se HPV,(human papilloma virus), po përhapet nëpërmjet seksit oral.

Aktori Michael Douglas tërhoqi vëmendjen ndaj këtij rreziku disa vite më parë, kur ai bëri përgjegjës këtë infeksion për kancerin e tij.

Ky është studimi i parë për të konstatuar nëse vaksina mund të parandalojë infeksionet orale HPV tek djemtë e rinj, dhe rezultatet sugjerojnë se kjo është e mundur. Tek asnjë burrë, i cili ka marrë të paktën një dozë mjekësore, nuk janë gjetur më vonë infeksione te HPV të lidhura me kancerin, por 2 për qind e burrave të pa vaksinuar e kishin infeksionin prezent.

HPV është shumë i zakonshëm – shumica e njerëzve seksualisht aktiv janë të ekspozuar ndaj tij. Zakonisht, virusi nuk jep simptoma dhe ikën, mirëpo tek disa njerëz zhvillohen infeksione afatgjata të shtameve, tw cilat mund të shkaktojnë kancerin.

Vaksina HPV u miratua në vitin 2006, për parandalimin e kancerit të qafës së mitrës tek femrat, dhe më vonë për disa të tjerë, duke përfshirë kancerin anal tek meshkujt.

Ndërgjegjësimi ndaj rreziqeve tjera të infeksioneve HPV po rritet kohëve të fundit. Infeksionet orale janë përgjegjës për 70 për qind të rasteve të kancerit të gojës dhe fytit, të cilat janë më të shpeshta te meshkujt.

Seksi oral është faktori kryesor i rrezikut ndaj infeksioneve HPV në gojë ose fyt, thuhet në studim. Ky infeksion me kohë mund të zhvillohet dhe të shkaktojë kancer.

Shenjat dhe simptomat e kancerit të gojës dhe fytit mund të përfshijnë dhimbje të gjatë dhe të vazhdueshme të fytit, dhimbje veshi, ngjirje e zërit, nyje limfatike të zgjeruara dhe dhimbje gjatë gëlltitjes.

07/27/2017 19:47

Aktori thyen qafën në setin filmik