Vajzat myslimane duhet të marrin pjesë në orët e notit bashkë me djemtë

10 January 2017, 17:30

Vajzat myslimane duhet të marrin pjesë në orët e notit bashkë me djemtë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut me seli në Strasbourg të Francës, ka vendosur që t’ia obligojë prindërve myslimanë që vajzat dhe djemtë të marrin pjesë bashkë në orën e notit, transmeton Klan Kosova.

Gjykata ka vendosur se gjoba e vitit 2008 nuk e ka shkelur të drejtën e familjes për lirinë e fesë sipas nenit 9 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Rasti u dërgua në gjykatë nga dy shtetas zviceranë me origjinë turke të cilët kanë thënë se detyrimi i vajzave të tyre që ishin në moshën e mitur, që të marrin pjesë në orën e notit, në të cilën bashkërisht marrin pjesë djem dhe vajza, shkel parimet e fesë së tyre.

Gjykata ka vendosur se shkolla ka “rol special” në integrimin e shoqërisë dhe “qëllim legjitim” në mbrojtjen e fëmijëve, me origjinë të huaj, nga përjashtimi.

Gjykata e Strasbourgut, gjithashtu ka vendosur se gjoba prej 1400 franga zvicerane që çifti është dashur të paguajë, është proporcionale.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika