Lajme

Vajza e Xhemal Mustafës godet LDK-në për vrasjet e pasluftës!

03/20/2017 22:19
nga:Gazeta Blic

Vrasjet e pasluftës të zyrtarëve të LDK-së kanë qenë tema kryesore e medieve ditëve të fundit.

Kjo për faktin se zyrtarë të LDK-së, pas një kohë të gjatë kanë kërkuar zbardhjen e tyre.

E, thirrja e tyre për zbardhje të vërtetës po lidhet me zgjedhjet e parakohshme.

Beriane Mustafa, vajza e të ndjerit Xhemajl Mustafa në rrjetin social ka shkruar se LDK po synon të paraqitet si viktime.

Mustafa shkon edhe përtej, thotë se nëse PDK i ofron koalicion sërish LDK-së, atëherë kjo parti nuk do t’i përmendte edhe tri vite tjera vrasjet e zyrtarëve të LDK-së, të ndodhura në vitet e para të pas luftës.

“Definitivisht paska zgjedhje sivjet pra nëse i kanë përmend. Kanë qef me qenë viktime. Ani me bo PDK me ju ofru prap koalicion i harrojnë për tri vite tjera”, ka shkruar Mustafa në ‘Facebook’.

08/18/2017 16:52

Flasin nga LDK-ja, tregojnë se a do ta mbështesin ose jo propozimin e Albin Kurtit!