Showtime

Vajza e vogël e Trump, pushime në Kapri

07/17/2017 09:55
nga:N S

Tiffany Trump është vajza e vogël e Presidentit amerikan, Donald Trump. Ajo është fotografuar së fundmi në Kapri të Italisë.

Tiffany ndodhet në brigjet italiane së bashku me nënën e saj, ish-bashkëshorten e Trump, Marla Maples.

Fotot janë kapur teksa ato qëndronin së bashku mbi një jaht luksoz, ndërsa shoqëroheshin edhe nga agjentë të shërbimeve sekrete, shkruan “Daily Mail.”

Prej 3 javësh, Tiffany është duke udhëtuar nëpër Europë me të dashurin e saj, por në Kapri ai nuk është parë.

09/22/2017 08:14

25-vjeçarja nga Pogradeci mbante tre të dashur, por e pëson keq