Lajme

A u takuan sot, Ramush Haradinaj e Hashim Thaçi?

07/14/2017 16:12
nga:M H

Kandidati i Koalicionit PDK- AAK- Nisma Ramush Haradinaj edhe sot është parë teksa hynte në ndërtesën e Kuvendit.

Burime të Gazetës Blic kanë bërë të ditur se para pak çastesh Haradinaj është parë të hynte në Kuvend, dhe po shkonte drejt zyrës së Presidentit.

“Ai është parë teksa shkonte drejt zyrës së Presidentit Hashim Thaçi. Ai kishte disa letra në dorë”, tha ky burim i Gazetës Blic.

Nga AAK ende nuk ka një konfirmim zyrtar nëse Haradinaj po takohej me Hashim Thaçin.

Muharrem Nitaj, zëdhënës i kësaj partie i ka thënë Gazetës Blic se Haradinaj është në Gjakovë.
Ndryshe, edhe gjatë ditës së djeshme është zhvilluar një takim ndërmjet Haradinajt dhe Thaçit.
Në këtë takim merret vesh se Hardinaj e ka garantuar Hashim Thaçin se i ka votat për formimin e Qeverisë.

Në anën tjetër, Gazeta Blic ka raportuar se PAN i ka siguruar 62 vota për formimin e qeverisë dhe ditëve në vijim publikohet marrëveshja me deputetët individual.

07/25/2017 07:15

Konjufca: Nëse Thaçi do Qeveri evropiane, ai dhe Veseli të dorëhiqen