Geek

Twitter teston Night Mode për përdoruesit e desktopit

08/11/2017 11:34
nga:D.I

Në aplikacionet e veta mobile dhe versionin për macOS, Twitter ka prezantuar funksionin Night Mode, i cili aplikacioneve u jep pamje të errët.

Përveç arsyeve estetike, një numër i madh i përdoruesve preferojnë Night mode, pasi që ai ndihmon në shmangien e shkëlqimit të aplikacionit.

Ky funksion ende nuk ka arritur për versionin desktop, derisa ai është i pranishëm për përdoruesit e macOS. Megjithatë, është vërejtur se Twitter po teston Night Mode për përdoruesit e desktopit dhe screenshot tregon se Night Mode i jep faqes pamje të errët.

Tash për tash nuk dihet se si Twitter përzgjedh përdoruesit për testimin e këtij funksioni, i cili nuk është i pranishëm për të gjithë përdoruesit.

Po ashtu nuk dihet se kur funksioni do të jetë i pranishëm për një numër të madh përdoruesish të shërbimit të popullarizuar.

12/02/2017 13:31

Twitter Lite vihet në dispozicion në 24 vende të tjera