Lajme

Twitter ia mbyllë llogarinë shqiptarit më të urryer në botë

01/09/2017 19:21
nga:R A

Ish shefi ekzekutiv i kompanisë farmaceutike Martin Shkreli, është suspenduar nga Twitter për shkak të ofendimeve që ai ka bërë për gazetaren Lauren Duca.

Shkreli është shndërruar në shqiptarin më të urryer në botë në vitin 2015-të, kur firma e tij Turing Pharmaceuticals, kishte rritur jashtëzakonisht shumë çmimet e ilaçeve.

Gazetarja Duca, kishte publikuar në profilin e saj një ftesë që Shkreli ka marrë për pjesëmarrje në inaugurimin e presidentit Donald Trump.