Lajme

Trump hap hetimet kundër Kinës për shkak të çelikut të lirë

04/21/2017 12:48
nga:D.I

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka hapur hetime tregtare kundër Kinës dhe eksportuesve tjerë të çelikut të lirë në tregun amerikan, gjë e cila ka shtuar mundësitë për vendosjen e doganave të reja dhe do të ndikojë në rritjen e aksioneve të disa prodhuesve amerikanë të çelikut për tetë për qind, transmeton Reuters.

Duke përmendur si arsye të brengosjes për sigurinë nacionale, Trump nisjen e hetimeve e paralajmëroi në ceremoninë në Shtëpinë e Bardhë, në të cilën kanë marrë pjesë edhe sekretari i Tregtisë Uilbur Ros, miliarder, i cili një pjesë të pasuri që e ka arritur përmes investimeve në sektorin e çelikut.

04/30/2017 18:07

Trump vs. Media – 100 ditë përplasje