Lajme

Tronditet Italia, përgjohen personalitete të larta

01/10/2017 16:58
nga:M H

Historinë e spiunazhit kanë tronditur Italinë. Policia italiane, pas një hetimi prej disa muajsh, ka arritur të zbulojë një fakt tronditës.

Forcat blu të shtetit italian kanë identifikuar një rrjet të spiunazhit që survijonte prej disa vitesh krerët e policisë, krerët e institucioneve të ndryshme, administratën publike, sipërmarrës, si dhe personalitete të larta politike, mes të cilëve figurojnë edhe ish-kryeministri italian Mateo Renzi dhe kreu i Bankës Qendrore Europiane Mario Draghi.
Hetimi i kryer nga ana e Policisë Postare dhe e Prokurorisë së Romës ka çuar në arrestimin e dy personave, të inxhinierit bërthamor Giulio Occhionero, 45 vjeç dhe motrën e tij, Franceska Maria, 49 vjeçe, të dy rezidentë në Londër, por se me banim në Romë, si dhe emra të njohur në botën e financës. Grupi në fjalë menaxhonte një rrjet të kompjuterëve të infektuar nga ana e një virusi, që iu mundësonte që të ruanin prej vitesh, informacione të rezervuara.

08/05/2017 00:17

Operacion ndërkombëtar antidrogë, ndalohet në mes të detit gomonia