Sporti

Trezeguet i bënë thirrje këtij lojtari, të mos shkojë në Real Madrid

05/19/2017 09:27
nga:Y.K

David Trezeguet ka këshilluar Kylian Mbappen që të qëndroj edhe një vit në Monaco dhe të mos transferohet në Real Madrd
Legjenda franceze, David Trezeguet është duke e përcjell me shumë vëmendje karrierën e talentit të ri të Monacos, Kylian Mbappe.

Trezeguet madje ka këshilluar Mbappen që të qëndrojë të paktën edhe një vit në Mnaco para se të vendos të largohet.

Skuadra më e interesuar për Mbappe është Real Madrid, e cila tashmë ka gati 100 milionë euro për transferimin e tij.

“Unë mendoj se ai ka gjithçka për t’u bërë top sulmues, sepse ai ka të ardhme të jashtëzakonshme. Por, ne duhet t’i japim atij kohë, ta lëmë të jetë i lumtur, sepse në këtë moshë, kjo që po bën ai është unike”, tha Trezeguet për AS.

“Mendoj se duhet dhe shpresoj se do të qëndrojë edhe për një vit në Monaco që të tregojë kualitetin e tij. Ai duhet të konfirmohet si lojtar, sepse mos harroni se është vetëm 18 vjeçar. Ai ka kohë të mësojë nga futbolli i nivelit të lartë. Ka kohë për Real Madridi, Barcelonën apo Juventusin”.

Mbappe këtë edicion në Ligue 1 në 28 ndeshje ka shënuar 15 gola dhe ka dhuruar 11 asistime, ndërsa në Ligën e Kampionëve në 12 ndeshje ka shënuar 6 gola.

09/21/2017 00:15

Real Madrid- Real Betis, notat e lojtarëve (FOTO)