Sporti

Trepça ’89 me kërkesë zyrtare për FFK-në

05/19/2017 18:22
nga:L H

Trepça ’89 edhe zyrtarisht është kampion i Kosovës për edicionin 2016/17. Mirëpo, ceremonia e ndarjes së trofeut për mitrovicasit do të ndodhë në ndeshjen e xhiros së fundit ndaj Feronikelit.

Sipas kalendarit, xhiro 33 do të zhvillohet fundjavën e ardhshme më 28 maj.

Mirëpo, ekipi mitrovicas ka bërë kërkesë në FFK që ndeshja me Feronikelin të zhvillohet të mërkurën për shkak se në fundjavën e ardhshme do të jetë ditë Ramazani dhe shumëkush mund të mos vijë në stadium për këtë arsye, shkruan Gazetasheshi.com.

Tashmë i ka mbetur FFK-së për të vendosur për një gjë të tillë.

Kujtojmë se edhe Gjilani kishte bërë kërkesë që dueli i tyre me Dritën të luhet të dielën, por një gjë e tillë u refuzua dhe sfida zhvillohet nesër.

10/16/2017 22:18

Trepça ’89 me trajner portugez?