Trenat holandezë do të të lëvizin 100% nga energjia e erës

11 January 2017, 16:46

Trenat holandezë do të të lëvizin 100% nga energjia e erës

Kompania kombëtare hekurudhore, NS, tha se objektivi i saj për energji të rinovueshme është arritur një vit më parë se sa ishte planifikuar

Të gjithë trenat holandezë janë duke lëvizur 100% nga energjisë elektrike e prodhuar nga era, ka njohtura kompania kombëtare hekurudhore e Holandës, NS, shkruan “The Guardian, raporton gazeta Express.

“Që nga 1 janari, 100% e trenave tanë janë në lëvizje nga energjia e erës”, tha zëdhënësi i NS, Ton Boon.

Kompania holandeze elektrike Eneco, fitoi një tenderin e ofruar nga NS dy vjet më parë dhe të dy kompanitë nënshkruan një marrëveshje 10 vjeçare ku vendosën si objektiv muajin janar 2018 si datë me të cilën të gjithë trenat e NS duhet të lëvizin me energjinë e krijuar nga era.

“Pra ne, në fakt, arritëm qëllimin tonë një vit më parë se sa ishte planifikuar”, tha Boon, duke shtuar se rritja e numrit të fermave të erës në të gjithë vendin dhe në brigjet e Holandës kishte ndihmuar NS për të arritur qëllimin e saj.

Eneco dhe NS thanë në një faqe interneti të përbashkët se rreth 600.000 pasagjerë çdo ditë janë “të parët në botë” që udhëtojnë në sajë të energjisë së erës. NS operon rreth 5.500 udhëtime me tren për çdo ditë.

Një mulli ere që punon për një orë mund të prodhojë energji për një tren që të qarkullojë rreth 180 kilometra, thanë zyrtarët e kompanive. Ata shpresojnë që të reduktojnë energjinë e përdorur për një pasagjer me një ulje të mëtejshme prej 35% deri në vitin 2020 krahasuar me vitin 2005.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika