Sporti

Trajneri i Monacos dëshpron klubet tjera, ja çfarë thotë për Mbappe

07/17/2017 10:28
nga:Y.K

“Llogaris në Mbappen për sezonin e ardhshëm”, kështu thotë trajneri i Monacos.

Kylian Mbappé është në qendër të vëmendjes nga gjitha mediat botërore, i cili kërkohet nga shumë klube evropiane, pas sezonit fantastik me Monacon.

Trajneri i kampionëve të Francës, Leonardo Jardim, shpreson që Kylian Mbappé do të vazhdojë të qëndrojë te Monaco.

“E shoh atë të qetë. Është i ri dhe ka shumë potencial. Vetëm sa na është bashkuar dhe duhet të kap ritmin, por e shoh atë mirë”, tha trajneri i Monacos pas miqësores me PSV.

“Unë llogaris në Mbappen për sezonin e ardhshëm, ashtu si te gjithë lojtarët. Shpresoj ta kem atë këtu”, shtoi Jardim.

11/04/2017 18:47

Mbappe në stilin e fenomenit Ronaldo shënon gol (VIDEO)