Sporti

“Toni Kroos është blerja e shekullit”

09/13/2017 16:27
nga:L H

Real Madridi bëri blerjen e shekullit kur nënshkroi me Toni Kroosin nga Bayern Munich në vitin 2014, ka thënë agjenti i tij Volker Struth.

Mesfushori gjerman ka qenë lojtar shumë i rëndësishëm për skuadrën nga kryeqyteti, duke i bërë 150 paraqitje që prej se erdhi në klub për vetëm 25 milionë euro.

Sezonin e kaluar, Luis Suarez ishte lojtari i vetëm i La Ligës që regjistroi më shumë asiste (13) se Kroos (12).

“Nëse i shikon çmimet e sotme dhe e mban në mend se Toni kaloi te Reali për vetëm 25 milionë euro, atëherë lirisht mund të thoni se ai është blerja e shekullit për Realin”, ka thënë Volker Struth për Sport Bild.

“Bordi i Real Madridit ende është i lumtur që e ka blerë një lojtar të cilësisë së tillë, siç edhe na ka thënë neve pas finales së Ligës së Kampionëve në Cardiff”, ka shtuar ai.

09/22/2017 22:00

De Biasin e pret ferri qysh nesër në La Liga, këtë kundërshtarë as në ëndërr nuk e ka dëshiruar (FOTO)