Tjetër tragjedi nga i ftohti – Babë e bir në Gjirokastër asfiksohen nga qymyri, humb jetën 55-vjeçari

12 January 2017, 11:33

Tjetër tragjedi nga i ftohti – Babë e bir në Gjirokastër asfiksohen nga qymyri, humb jetën 55-vjeçari

I ftohi shkakton një tjetër tragjedi mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës, ku mësohet se babë e bir janë asfiksuar nga gazi i qymyrit që përdorej për ngrohje.

Rreth orës 09:40 të mëngjesit të sotëm, policia ka gjetur të pajetë në banesën e tyre në fshatin Kakoz, Njësia Administrative Lunxhëri shtetasin P.L rreth 55 vjeç, ndërsa në gjendje të rëndë babain e tij A.L 75 vjeç.

Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Gjirokastrës ku po merr ndihmë mjekësore. Ora news raporton se shefi i Urgjencës së Gjirokastrës, Thanas Bashari, thotë se gjendja e të moshuarit, i cili vuan dhe nga sëmundje kronike, paraqitet tepër e rëndë. Grupi hetimor ka nisur hetimet për ngjarjen. Vdekja e 55 vjeçarit çon në 10 numrin e viktimave.

Shpërndaje

  • Blic Google+

Të Fundit nga Rubrika