Lajme

“Do t’ia shohim sherrin Hashim Thaçit”

03/16/2017 15:08
nga:M H

Transformimi i FSK-së në Forca të Armatosura pa koordinimin e SHBA-ve dhe NATO-s, do t’i kushtojë shumë jo vetëm presidentit Thaçi por gjithë Kosovës.

Kështu vlërson deputeti Rexhep Selimi, i cili në një prononcim për GazetaBlic, është shprehur mjaft i shqetësuar sa i përket zhvillimeve të fundit në Kosovë.
“I gjendur në një situatë të rëndë politike e morale, Thaçi e ka humbur ekuilibrin në politikë”, u shpreh Selimi.

Tutje Selimi tha që loja me aleatët dhe me sigurinë është lojë me sovranitetin e Kosovës.
“ Thaçi ka arritur në një situatë kur me veprimet e tij tashmë është bërë i rrezikshëm për Kosovën”
Ky reagim i deputetit vije pas deklaratës se ambasadorit të Shteteve te Bashkuara te Ameriks Greg Delawie, i cili ka paralajmëruar autoritetet kosovare për pasoja, nëse themelojnë ushtrinë përmes ndryshimit të ligjit për FSK-në.

E në anën tjetër Presidenti Thaçi ka përseritur se krijimi i Ushtrisë së Kosovës do të ndodhë me pajtueshmërinë e NATO-s dhe SHBA-ve.

06/26/2017 22:17

Khalilzad: Millosheviqi nuk la zgjidhje tjetër pos pavarësisë së Kosovës