Opinion

Ti je vetëm një fundamentalist elektoral!

09/28/2017 21:49
nga:Vlera Gjakova

Demokracia nuk është problem. Vota, megjithatë, mund të jetë edhe atë problem shumë i madh pikërisht për demokracinë. Kjo duket si paradoks, por për fat të keq nuk është!

Është duke u zhvilluar një debat i gjatë, për dhe rreth identifikimit të zgjedhjeve me demokracinë dhe nocionin e lindjes së nocionit “fundamentalizëm elektoral” ku kjo e fundit kthehet në një problem të papritur për zhvillimin e vetë demokracisë (Colin Crouch, Bodly Head, e të tjerë).
Ky debat në fakt është më i vjetër dhe të dërgon të paktën deri tek Henry David Thoreau, ku në artikullin për Civil Disobedience (1849), shkruan: Njeriu i mençur nuk i lë të drejtat e tij të varen nga votimi dhe vullneti i shumicës… zgjedhjet janë më shumë shprehje e dëshirës me çka duhet të dominojë me politikën për një kohë të caktuar, me forcën e shumicës së saj dhe asgjë më shumë…

Në veçanti, argument i fortë për justifikimin e atyre frikave dhe parashikimeve, shfaqet si një re kjo vala e diktaturës populiste dhe tiranitë e shumicës, të cilat, mbahen përmes zgjedhje të kapura (robëruara) si dhe procedurat e votimit në vendet në tranzicion në Ballkanin Perëndimor (plus Turqia dhe Hungaria), ndërsa Kosova po rezulton të jetë një llojë shembulli i kurrorëzimit i cili rrumbullakson këtë deformim.

Është qesharake sepse nocioni i zgjedhjeve dhe demokracisë po bëhen gjithnjë e më shumë sinonime.
Përse? Së pari, për shkak të parashikueshmërisë së procedurave të votimit, lehtësinë relative që ato origanizohen disi, në kontrast me sistemin kompleks të sundimit të ligjit dhe demokracisë pjesëmarrëse, si dhe për kontroll më të lehtë të procedurave e cila mund të krijohet nga qendrat e konsoliduara të politikës dhe të bëjnë parashikueshmëri.

Për këtë ka kontribuar tradita e gjatë edhe e betejës ndërkombëtare për njëfar zgjedhje dhe legjitimitet të regjimeve dhe shteteve të reja nga aspekti i Kombeve të Bashkuara dhe procesit për njohje të shteteve. Por të mos harrojmë edhe Organizatat e reja të hapura nga misionarë ndërkombëtar, me ca emra të çudtishëm, gjoja për një Kosovë demokratike!
Në Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut (1948) e meriaturar nga Asambleja e Përgjithshme e KB-s,  thuhet se: Vullneti i popullit është baza e pushtetit shtetëror; ky vullneti duhet të shprehet në zgjedhje periodike dhe të lira të cilat duhet të jenë të përgjithshme dhe votimi i barabartë (equivalent), si dhe me votim të fshehtë ose sipas procesudurës përkatëse të votimit të lirë.

Por çfarë ndodhë në Kosovë? Zgjedhjet u hodhën në plan të parë, demokracia u shëndrrua në Holy Grail, evengjalizëm gjithandej dhe humbi diku në humnerë kriteri përfundimtar për vlerësimin e legjitimitetit të sundimit.
Kjo përsëri nga ne të tjerët na shëndrroi në “fundamentalist elektroral”, të tillë që kur fillojnë zgjedhjet t’i vlerësojnë si “të tëra vetëm për vete”, dhe jo si instrument për arritjen e demokracisë.
Këtu pra të dashur lexues e votues qëndron baza e deformimit, e cila më vonë e shprehur dhe e theksuar në rastet e diktaturave populiste. Natyrisht se i vjedhin prodecurat zgjedhore duke përdorur metodat e kriptimit të Cezarit, në shumicën e rasteve i kolonizojnë institucionet dhe mediumet e rëndësishme për pushtetin që po vjen, por duke i shëndrruar në avantazhin e tyre për mbulimin e sundimit autoritar dhe shembjen deri në shkatërrim të koncepteve të tjera kruciale, për një demokraci të tërë vitale.

Jo, ky nuk është një film. Është një realitet.

Fundamamentalisti elektoral përfaqëson besimin e përgjithshëm në idejën se demokracia është e pamundur pa zgjedhje, se ato janë të domosdoshme dhe parakusht fundamental i demokracisë. Fundamentalisti elektoral i vlerëson zgjedhjet si një qëllim për vetveten (pushtetin e tij elitar) dhe formën e votimit e riorganizon sipas përmbajtjes ose “materialit” elektoral me të cilin është zgjedhur.
Fundamentalisti elektoral refuzon që zgjedhjet t’i shikojë si një nga mjetet për një demokraci efektive (pavarësisht sa janë të rëndësishme) dhe e redukton demokracinë në procedurat elektorale.
Ashtu siç shkruajnë disa nga autorët, për fundamentalistët elektoral, zgjedhjet janë sakramenti i “fesë së re”, ritual i kuptuar si domosdoshmëri vitale ku forma bëhet më e rëndësishme se përmbajtja.

Besimi i verbër për kutitë elektorale (në një linearë me të gjitha instrumentet e tjera dhe institucionet e demokracisë) nga ato krijon minions të diktaturave populiste moderne, sepse ato janë realtivisht një mjet i lehtë, i plotëfuqishëm për legjitimitetin e tyre.

Kur, përsëri situata do të komplikohet, ndërsa ajo lehtë komplikohet në shtetet ku shpresa e demokracisë është krijuar rishtazi, si një shtet në tranzicion – atëherë fundamentalisti elektoral e merr meritën e plotë, ja të themi dimenzionin djallëzor dhe rrezikun e demokracisë.
Në serinë e gjatë të zgjedhjeve, ku nuk ekziston tradita liberale dhe kulturë të institucioneve demokratike – zgjedhjet përfundojnë në një shumëllojshmëri opsionesh dhe kulmi:  zgjedhje me dhunë e shantazhe, tensione etnike e ndarjet shtesë, zgjedhje kriminale e korrupsion për të forcuar fuqinë e diktaturave të ndryshme manipuluese populiste. Zgjedhjet në fund të fundit shëndrrohen në Black Dolphin, një burg me kontroll të rreptë.

Teoricinët e demokracisë ngadalë, por me siguri kanë filluar ta kuptojnë që zgjedhjet automatikisht nuk e përforcojnë demokracinë, diku bile as nuk e mundësojnë?!

Ngadalë, po me siguri diktohen pikat të cilat e mundësojnë dhe e lehtësojnë këtë deformim, mbi të gjitha roli i ri i mediumeve, të ashtëquajtura: shoqëritë e komunikimit të decentralizuara.
Mediumet (komerciale dhe këto të tjerat), bëhen linja kryesore e krijimit dhe ndërtimit të shoqërisë dhe konsesusit politik ndërsa shoqëritë civile të organizuara humbin tokën nën këmbët e saj ose politizohen). Qytetarët si konsekuencë bëhen gjithnjë e më shumë konsumatorë sesa krijuesit e temave të rëndësishme për debate në politikë sepse medimet kanë për qëllim kolonizimin, uzurpimin dhe korrupsionin e elitave populiste.

Debatet publike zgjedhore po rrëshqasin nga duart e qytetarëve dhe grupet politike të organizuara nga mediumet. Konstrukti për zgjedhje shkatërrohet nga dora e qytetarëve dhe krijohet konstrukti i spektalit në to. Oponentët politik dhe ekspertët e tyre profesional selektojnë një numër të kufizuar temash, ku e diktojnë diskutimin rreth tyre me teknikat e bindjes dhe në thelb iluzionin, fantazinë dhe frikën.

Qytetarët ndjekin teatrin politik, minutë për minutë, por luajnë një rol tejet pasiv duke reaguar vetëm në sinjalet nga këto qendra të spektaklit. Këto reagime mund të jenë me bollëk, histerike, neurotike, nga të gjitha llojet të ashtëquajtura: kultura e përgjigje-menjëherë, vlerësim i çastit përmes llokomitivës artificale: Facebook, Twitter, Instagram dhe të ngjajshme), por nuk kanë ndikim të përmbajtjes në debate dhe përzgjedhjes, që është e rëndësishme – të cilat nuk kontribojnë për kafsoninë e përgjithshme. Janë thjeshtë pasive.

Me mediumet dominon ai kandidat i cili arrin ta fusë në korrnizë temën e debatit duke e imponuar atë. Diktakturat dhe udhëheqësit e tyre mund ta lejojnë edhe mungesën e shfaqjes së liderit të tyre në debate, rolin e tyre e përfundojnë mediumet e kolonizuara.

Pyes: Si mund të vendoset rezistencë institucionale dhe politike të këtij procesi grotesk, të fundamentalizmit elektoral, duke mos lënë anash uzurpimin nga diktakturat populiste në shtetet në tranzicion? Si mund të kthehemi në rrënjët e demokracisë?
Eh, kjo në fakt ka qenë dhe gjithmonë do të mbetet në pushtet nga më të mirët e zgjedhur ose jo, por është një mundësi që zërat e ndryshëm të dëgjohen përmes një të drejtë të barabartë, të ndikohet në aksionin politik që do të ndërrmeret në të mirën publike.

Fillimisht është e qartë që proceset zgjedhore në demokraci nuk mund të zëvendësohen ose lënë pas dore, por mund të “hapen” dhe të kufizohen! Ato duhet patjetër të reduktohen në një proces fer, të ndershëm e të lirë, e vendosmërisë civile, por dhe instrument i participimit demokratik me hapësirë dhe fuqi të kufizuar.

Fuqia absolute e marrë nga sondazhet për politikanët nuk duhet të mbetet ultimatuese sikurse ka ndodhur deri më sot, por duhet lidhur me një sistem të  iniciativave dhe aksioneve të tjera qytetare me pjesëmarrje të arsyeshme sektoriale. Me zgjedhje nuk fitohet James Bond “liçencë për të vrarë”, kjo në kontekst tjetër do të thotë se sektori poltik i fituar nga zgjedhjet në nivel global duhet të humbasë pozicionin dhe fuqinë e tanishme e jo me çdo kusht të jetë në pushtet!

Sektorët e pushtetit të pavarur, sidomos në gjyqësor, duhet të rivendosen në sovranitetin e tyre,  por edhe sektorët e tjerë ashtu që janë më esnaf (bizneset, Universitetet, shëndetësia, kultura) duhet të rifillojnë në fuqinë e tyre relative, në autonomi.
Ky proces quhet në teorinë e demokracisë – deliminim struktural.
Kjo përbëhet nga ideja që GRUPET E QYTETARËVE nga sektori i informimit ndonjëherë janë më të rëndësishme për zgjidhje globale nga debatet demokratike sesa të mëdhenjtë- pra pushtetarët, ndërsa sa më pak të ketë maçina votuese informative të partive aktive në zgjedhje.

Nga e gjithë kjo nuk e kam të qartë obsesionin e të huajve në Kosovë, që patjetër të ketë zgjedhje, e jo për shembull të insistohet për: gjykimin e familjes PRONTO! Këtu po i referohem në kontekstin e asaj deklarate famoze nga Amerikanët që e kumtojnë nëpër mediat e Kosovës: pa zbardhjen e kriminalizimit e korrupsionit, demokracia dhe fillimi i ri në Kosovë nuk kanë as edhe një shansë?!

Vlera Gjakova është Eksperte e Komunikimit dhe Menaxhere e Krizave në Maqedoni dhe Kosovë.

Ndiqeni Vlera Gjakovën në – Twitter.