Sporti

Thyhet rekordi i transferimeve: 155 mln funte për yllin e Realit (FOTO)

06/13/2017 16:21
nga:L H

PSG është e vendosur që ta transferoj Gareth Balen nga Real Madridi për një shumë rekorde.

Siç raporton “Diario Goal”, skuadra franceze është e gatshme që t’i ofroj madrilenëve plotë 155 milionë funte për transferimin e yllit uellsian.

Bale ka hasur në probleme me lëndimet në sezonin që lamë pas, andaj Real Madridi është gati t’i dëgjoj ofertat e klubeve, ku PSG-ja ka bërë të ditur se do të ofroj shumën rekorde.

Kujtojmë se skuadra franceze kishte ofruara 155 milionë funte edhe për Neymarin, por që kjo ofertë ishte refuzuar nga Barcelona.

06/23/2017 17:00

James Rodriguez e preferon kalimin te ky gjigant i Premierligës