Lajme

Thaçi ripërsërit: Haradinaj po mbahet padrejtësisht në Francë

03/17/2017 11:10
nga:M H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë se ndalimi i kreut të AAK-së dhe ish kryeministrit Ramush Haradinaj në Francë nuk është i drejtë.

“Ndalimi i Haradinajt është i padrejtë dhe ka ndodhur prej aktakuzave të Serbisë të kohës së Millosheviqit. Akuzat janë të rrejshme, Haradinaj ka kaluar dy procese prej shpikjeve të tilla dhe ka dalë i pastër”.

“Ne kemi bërë të qartë që Beogradi duhet të tërhiqet nga këto shpikje dhe ndalimit të njerëzve në vende të BE-së dhe vende të tjera”, ka thënë Thaçi në një ligjëratë para studentëve të UBT-së, njofton Klan Kosova.

I pari i vendit ka thënë se pavarësisht ndalimit të padrejtë të Haradinajt, ai beson se do të kthehet shpejt në Kosovë.

“Franca ka marrë vendim në përputhshmëri me këto akuza por jam i bindur se ndalesa është e paqëndrueshme dhe e paargumentueshme”.

“Ai mbahet padrejtësisht por e di që do të kthehet shpejt në familje, në jetën politike dhe institucionale”.

“Kemi pasur edhe raste të mëhershme, kam biseduar me udhëheqësin e Interpolit por ne nuk jemi ende pjesë e Interpolit andaj duhet të ballafaqohemi duke bashkëpunuar me ndërkombëtarët që këto fletë-arreste të mos zbatohen nga vendet e BE-së dhe vendet e tjera”.

10/18/2017 23:17

Ramush Haradinaj: Istog, Gani Dreshaj mundësia e jetës për ju, mos e lëshoni! (Video)