Lajme

Thaçi: Nesër do ta nënshkruajmë marrëveshjen e investimeve me MCC-në

09/11/2017 13:16
nga:M H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili po qëndron në Uashington për një vizitë zyrtare, ka treguar se gjatë ditës së nesërme do të nënshkruajë marrëveshjen e investimeve me MCC-në e cila do t’i sjellë Kosovës 49 milionë euro.

Përmes një postimi në Facebook, Thaçi thotë se kjo është hera e parë në historinë e agjencionit qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e republikanë.

Ja postimi i tij:

Nesër do ta nënshkruajmë marrëveshjen e investimeve me MCC-në.
Është hera e parë në histori të këtij agjencioni qeveritar amerikan që marrëveshja po nënshkruhet në ndërtesën e kongresit, në prani të liderëve demokratë e republikanë.
Është fjala për investime të menjëhershme në fushat, si energjia efiçente dhe lufta kundër korrupsionit.

Falënderoj lidershipin e MCC-së, kongresmenin Engel, stafin e USAID-it, si dhe ekipin kosovar të udhëhequr nga Petrit Selimi për punën e madhe që kanë bërë ashtu që këto investime të aprovohen në afat rekord.HTH

 

 

09/22/2017 22:29

Pacolli: Kosova është e bekuar që ka një aleat strategjik si SHBA-të