Lajme

Thaçi: Herët a vonë Serbinë do ta padisim për gjenocid

03/16/2017 12:29
nga:M H

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka bërë të ditur se Kosova do ta padisë shtetin e Serbisë për krimet që ka bërë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Në debatin që po e zhvillon Thaçi me përfaqësuesit e mediave serbe dhe shoqërisë civile, ka thënë se Serbia do të përgjigjet për gjenocidin që ka bërë në Kosovë gjatë viteve 1998-1999.

“Kosova herët a vonë do ta padisë Serbinë për gjenocid në Kosovë. Një gjë është e vërtetë shteti i Serbisë do të ballafaqohet me padinë për gjenocidin serb gjatë viteve 1998-1999.

Tutje Thaçi ka thënë se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, ka rrënuar xhami, teqe e kisha katolike.

“Gjithë bota e di kush e ka provokuar luftën, gjithë spastrimi e gjenocidi është kryer nga shteti i Serbisë, lufta në Kosovë është udhëhequr direkt nga Beogradi. Gjatë tërë luftës janë rrënuar diku rreth 300 xhami, disa teqe dhe 7 ose 8 kisha katolike. Tëra këto rrënime kanë pasur vlera të përmasave gjigante historike, dhe këto shëmti janë orientuar dhe dirigjuar nga ushtria dhe policia e shtetit të Serbisë. As edhe një monument i komunitetit serb gjatë tërë periudhës së luftës nuk është cenuar. Dhe ky është fakt i pakontestueshëm sepse lufta ka qenë për pavarësi e jo kundër popullatës civile, për këtë arsye edhe e kemi fituar luftën bashkë me miq”, ka thënë Thaçi.

08/19/2017 17:50

Daniel Serwer: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës