Lajme

Thaçi: Deklaratat kërcënuese na kthejnë në të kaluarën e hidhur

04/10/2017 19:22
nga:Gazeta Blic

Pas reagimeve të faktorit ndërkombëtar ndaj deklaratave të deputetit të AAK-së, Daut Haradinaj, i cili ka thënë se nëse lideri i AAK-së ekstradohet në Serbi, atëherë do të kishte luftë, ka reaguar edhe presidenti i vendit Hashim Thaçi.

Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “për institucionet dhe popullin e Kosovës, deklaratat kërcënuese ndaj etnive të tjera joshqiptare, nxisin mllef, urrejtje dhe hakmarrje, duke na kthyer në të kaluarën e hidhur”.

“Për më tepër, bllokojnë dialogun për normalizim të marrëdhënieve, vënë në pikëpyetje pajtimin e domosdoshëm dhe perspektiven e Kosovës evropiane dhe shumetnike” , ka shkruar Thaçi.

“Nuk kemi lejuar një gjë të tillë as gjatë luftës dhe nuk do të lejojmë që të ndodhë as tani, sepse askush nuk e dëshiron”, thuhet në reagimin e Thaçit.

06/28/2017 12:26

Kaq vota ka Haradinaj më pak se Kadri Veseli