Lajme

Teuta Rugova dhe Ukë Rugova nuk marrin pjesë në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së

07/25/2017 17:56
nga:M H

Teuta Rugova dhe Ukë Rugova mungojnë në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, raporton GazetaBlic.

Sipas disa burimeve të Gazeta Blic, Teuta dhe Ukë Rugova nuk kanë shkuar në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, e cila ka filluar në ora 17:00.

Gazeta Blic  ka raportuar edhe me herët se  nga kjo mbledhje janë përjashtuar disa deputetë që s’janë anëtar të KP-së, dhe dy prej kryetarëve të degëve, ai i Prizrenit, Haxhi Avdyli dhe ai i Degës së katërt të LDK-së në Prishtinë, Halim Muçolli, të cilët ishin kundërshtues të vazhdueshëm të koalicionit me PDK-në e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit.

Mbledhja e Këshillit të LDK-së, është duke u mbajtur në Hotelin Emerald në Prishtinë.

Këto janë tri pikat e rendit të ditës:
1.Analize e rezultatit te zgjedhjeve te 11 qershorit 2017
2.Pergatitja dhe percaktimi i kritereve per kandidatet per zgjedhjet lokale te 22 tetorit 2017
3.Te ndryshme

12/15/2017 21:46

Asambleistja e LDK-së sulmon gazetaren e KTV-së për lidhje të afërta me Vetëvendosjen