Lajme

Teuta Rugova demanton spekulimet: Unë jam deputete e LDK-së , për LDK-në si tërësi

07/15/2017 14:27
nga:F.B

Lidhur me spekulimet që kanë qarkulluar ditëve të fundit nëpër media, që kinse Teuta Rugova, e bija e Presidentit historik Ibrahim Rugova, do ta votojë kandidatin e PAN-it për kryeministër Ramush Haradinajn, Teuta tha se të gjithë këto janë spekulime, shkruan ‘BotaPress’

Në një përgjigjje dhënë gazetarit Xhevat Rexhajt, Teuta tha se të gjitha ato që janë fol nëpër media janë spekulime.

“ E gjitha është e pavërtetë, asgjë nuk qëndron në ato propaganda, unë jam deputete e LDK-së dhe për LDK-në në tërësi”, u shpreh Teuta Rugova shkurtimishtë.

Ndryshe në media është përmend edhe emri i Naser Rugovës që do ta votojë Haradinajn për kryeministër por edhe ai ka mohuar këto spekulime duke thënë se “Do të respektoj vullnetin e elektoratit të LDK, nuk e votoj Ramushin!”

09/20/2017 11:14

LDK nesër hap fushatën zgjedhore