Lajme

Teuta Rugova befason sërish, ja si do të veproi ajo gjatë Seancës së sotme!

09/09/2017 13:38
nga:D.I

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Teuta Rugova ka marrë një hap të papritur për seancën e sotme, ku pritet të votohet krijimi i qeverisë “Haradinaj”.

Burime të “Indeksonline” kanë konfirmuar se deputetja Rugova nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme.

“Jo, Teuta nuk do të shkojë sot në Kuvend”, ka thënë shkurt ky burim.

Ndërsa në “krahë të Teutës”, koalicioni PAN kishte vendosur që t’i jepen dy poste ministrore, një zv/kryeministër si dhe Ministria e Diasporës.

Emri i përfolur për t’i drejtuar këto dikastere qeveritare ishte Dardan Gashi, i cili kohë më parë ishte ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

11/24/2017 10:42

LDK me një vendim të papritur në Kuvendin e Kosovës