Sporti

Tetë yjet që do të ndërrojnë skuadër në afatin kalimtar

04/21/2017 16:33
nga:Gazeta Blic

Disa lojtarë të mëdhenj do të ndërroj skuadër në këtë verë që po vjen.

Disa do të largohen nga skuadra për shkak të mintuazhës së vogël, e disa do të kërkojnë që të luajnë për skuadra më të mëdha.

James Rodriguez, Alvaro Morata, Nico Gaitan, Renato Sanchez, Douglas Costa, Cesc Fabregas, Lucas Perez dhe Gabriel Barbosa-Gabigol, janë vetëm disa nga emrat që në këtë verë do të ndërrojnë skuadër për shkak që janë të palumtur në skuadrat e tyre aktuale, transmeton Calciomercato.

Emrat e lartë cekur tashmë kanë disa pista për transferimin e tyre, ku skuadrat si, Chelsea, Tottenham, Arsenal, Milan, janë duke i kërkuar këta yje, e që janë shumë afër transferimit.