Lajme

Tërmkolli: Arrestimi i Haradinajt goditje ndaj shtetit

01/10/2017 14:54
nga:G Th

Deputetja e LDK-së Melihate Termkolli tha se arrestimi i Ramush Haradinjat nuk është vetëm thjesht goditje ndaj një personaliteti por është goditje ndaj shtetit dhe që sipas saj arrestimi i Haradinjat është kryekëput politik.

“Sot po flasim për një çështje shumë të rëndësishme sepse arrestimi i Ramush Haradinajt nuk është thjeshtë goditje ndaj një personaliteti, është goditje ndaj shtetit është lojë e rrezikshme me shtetin e Kosovës. Fjalët për gjoja çështje të drejtësisë janë thjeshtë përralla. Të gjithë e dimë, edhe Kosova e din edhe Serbia edhe Franca edhe Bashkimi Evropian të gjithë e dinë që ky rast është kryekëput politik, s’ka të bëjë absolutisht me drejtësinë”, tha ajo.

Termkolli më tej tha se Serbia po bën çfarë po don me Kosovën dhe në Kosovë, madje sipas saj në një fare mënyre po e imponon edhe agjendën e Kuvendit.

03/27/2017 20:58

Haradinaj takohet me banorët e fshatit Fortes të Rahovecit (FOTO)

Sipas saj çdo ditë po mbajnë seanca pas çdo pasoje si veprim i Serbisë, por që sipas Tërmkollit duhet vetëm një seancë pasi që problemi është bisedimet me Serbinë.

“Na duhet vetëm një seancë, me zgjidh vetëm një problem dhe çështja kyçe janë bisedimet me Serbinë, çelës i problemit janë bisedimet me Serbinë dhe në vend të bisedimeve për rregullim të brendshëm të Kosovës që fatkeqësisht në shumicën e rasteve ka ndodh deri tani duhet t’i ktheni në bisedime për ashtu siç po quhen normalizim të marrëdhënieve me Serbinë, duke biseduar për rregullim të brendshëm të Kosovës na po ja njohim një pjesë të sovranitetit të Serbisë në Kosovë, fatkeqësisht. Prandaj kjo duhet ndryshuar urgjentisht dhe unë propozoj që është i domosdoshëm dhe me urgjencë ridimimensionimi koncept substancë dhe format tjetër për bisedimet me Serbinë”, tha Tërmkolli.