Cool

Tentoi ta ndez cigaren vajza, nokautohet pa kurrfarë paralajmërimi nga i riu që e shoqëronte (Video, +18)

10/06/2017 15:52
nga:Gazeta Blic

Një video e postuar së fundmi në internet është duke bërë xhiron e botës, për faktin se ndodh një ngjarje e pazakontë.

Derisa një vajzë e re dhe një mashkull po bisedonin në rrugë dhe dukeshin se janë duke u kënaqur në shoqërimin e njëri-tjetrit, ndodh diçka që e ndryshon plotësisht rrjedhën e ngjarjes, transmeton Telegrafi.

Kur ajo vendosë të ndezë një cigare, ky djalë i ri i afrohet duke u tallur me të dhe shtiret kinse po ia fik zjarrin. Por, kur ajo si në shaka ia hedh fijen e drurit me zjarr, ky veprim duket se nervozoi tej mase të riun.

Ai pa kurrfarë paralajmërimi e nokauton, duke e përplasur me fytyrë për tokë pa vetëdije. Ende nuk dihet saktë se ku ka ndodhur kjo ngjarje, por një gjë është e sigurt që të gjithë ata që e kanë parë videon e kanë kritikuar veprimin e pafalshëm të këtij të riu.

Raportohet se dyshja ishin nën ndikim të alkoolit, dhe ndoshta kjo ka ndikuar që ky i ri të ndërmarr një veprim të pamatur.

12/14/2017 12:46

Video 12 sekondëshe që e bëri të famshme Encën (VIDEO)